Duke qenë se teknologjia po transformohet dhe po zhvillohet me hapa shumë të mëdha edhe ne duhet të përshtatemi sa më shumë me zhvillimin e saj. Njohuritë tona dhe informacioni që ne marrim dhe grumbullojmë nuk mund të ndalet vetëm tek ato që ne kemi përftuar në bankat e shkollave. Shpesh kur nisim një punë të re ose dëshirojmë një rritje në punë, ne hasim vështirësi, sepse gjithmonë e më shumë po përdoren softuere dhe teknologji të reja. Madje dhe ata që janë ekzistues përditësohen vazhdimisht, kështu që edhe njohuritë tona duhet të përditësohen. Për këto ju vjen në ndihmë Qendra e Teknologjisë Tiranë, qendra jonë e kurseve dhe mënyra e mësimdhënies që ne përdorim “hands-on modular education” edukimi modular në praktikë.
Në kohët e sotme shumë fusha dhe profesione të ndryshme po ndërthuren me njëra-tjetrën. Si për shembull një inxhinier ndërtimi ose arkitekt i duhet të mësoj një gjuhë programimi për të kuptuar dhe për ti shfrytëzuar më së miri softuerat inxhinierike që përdor, ose një ekonomist apo financier duhet të mësojë rreth grafikave të një webi për të pasur ide sa më innovative. “Edukimi modular në praktikë” i drejtuar nga ekspert senior ka për qëllim ndarjen e informacionit në seksione të vogla, kështu ti mund të studiosh vetëm atë pjesë që të duhet. Kjo metodë të kursen shumë kohë dhe ti nuk duhet të ndalosh punën tënde apo ti vësh pauzë jetës vetëm sa për të marr një informacion të ri rreth një programi, por mund ta bësh këtë njëkohësisht me angazhimet e tjera që mund të kesh. Në këtë mënyrë rriten njohuritë tuaja dhe paralelisht rritjet në detyrë do të jenë më të shpeshta dhe më të afërta në kohë. Softuerët dhe gjuhët e programimit kanë një informacion shumë të gjerë, por një e mësuar inteligjente do të ishte të mësosh vetëm ato pjesë që ty të nevojiten. Studentët dhe ata që janë në punë do të kenë gjithmonë nevojë për të marr informacione rreth teknologjisë dhe zhvillimit të saj sepse zgjerimi i njohurive nuk duhet të ndaloj asnjëherë. Një njeri nuk mund ta arrijë kurrë kapacitetin e tij maksimal të inteligjencës sepse ky kapacitet është infinit.
Recent Comments