Qendra e Teknologjisë Tiranë nga viti 2015 vazhdon të përgatisë student të rinj në IT, programim, data dhe design gati për punësim. Detyra jonë është të zvogëlojë hapsirat midis universitetit dhe tregut të punës. Kompani që veprojnë në fushën e teknologjisë marrin në internship ose direkt punësim të trajnuarit në qendrën tonë të cilët mbarojnë dy ose tre nivele në një nga profesionet e teknologjisë.
Trajnimet përfshijnë:
- Në IT: Diagnostikim & riparim PC, Rrjete kompjuterike (CCNA), Administrim Server Linux, Administrim Server Windows dhe DevOps.
- Në programim frontend: html, css, javascript, ReactJS.
- Në programim backend: JAVA Spring web api, C#.net web api, PHP Laravel
- Në data: SQL, Python basic dhe intermediate, Gjuha R, PowerBi, MS Excel i avancuar
- Në web dizajn: WordPress, digital marketing, google ads & analytics
- Në graphic dizajn: Adobe photoshop, illustrator, dhe indesign, 3D modelling
- Të tjera: Quality Assurance (sipas ISTQB), Microsoft Office
Na kontaktoni nëse kompania juaj sheh të rëndësishme punësimin e të rinjve të cilët janë gati të punojnë për krah skuadrës tuaj ekzistuese. Studentët tanë janë të rinj me vullnet të cilët janë dedikuar të mësuarit në disa variante paralele si universitet, kurse trajnimi të udhëhequr nga instruktor mid-senior IT, online training, libra, punë individuale dhe projekte në fund të cdo kursi.
Shikoni edhe seksionin “Partnerët tanë” në home page për disa nga kompanitë me të cilat ne punojmë.
Qendra ju premton që t’ju rekomandojë më të mirët jo vetëm si specialista por edhe në edukatë, karakter dhe sjellje.
Recent Comments