Rreth kursit
Sasi të mëdha të dhënash ruhen cdo ditë dhe mbahen në servera në mbarë botën. Shumë kompani në mënyrë të vazhdueshmë kërkojnë të kuptojnë të dhënat për të patur një avantazh mbi konkurrencën, duke i dhënë punonjësve të tyre informacionin e nevojshmë për sukses me një klikim. Shkenca e të dhënave mund të aplikohet në shumë industri, si: banka, telekomunikacion, shitje online etj. Në këtë kurs ju do të mësoni teknikat kryesore për të kuptuar të dhënat e ruajtura. Studentët do të vënë re që me udhëzimin e duhur nga instruktorët tanë, ekspert senior në programim, vetë programimi nuk është edhe aq i vështirë, por është i strukturuar mirë dhe logjik. Trajnimi është 100% në PRAKTIKE. Mësimi më i mirë është praktika!
SQL and Python janë gjuhë programimi me qëllim të përgjithshëm të cilat përqëndrohen tëk përpunimi i të dhënave. Python është një gjuhë e përdorur më së shumti për data science dhe machine learning. Kompanitë përpunojnë të dhëna nga shumë burime për të kuptuar më së miri të dhënat e tyre.
Audienca
Programues të rinj me njohuri bazike në gjuhën e programit Python, SQL do të ishte bonus, që duan të vazhdojnë një karrierë në Data, Data Science, Big Data, Përpunim të Dhënash. Për t’u bërë një master i të dhënave do t’ju duhet të zotëroni mire gjuhët e programimit Python & SQL dhe të mësoni të aplikoni këto dy gjuhë në Data Science. Për tu bërë një shkencëtar të dhënash duhet të filloni të mësoni edhe bazat e statistikës. Hapni një libër statistike online dhe përsërisni ose mësoni rishtaz bazat e regresionit linear dhe jo linear; nuk do të jetë e vështirë për ju të fitoni njohuritë bazë individualisht/auto didakt. Ky kurs është i nivelit fillestar në shkencë të dhënash dhe nga këtu duhet të jeni në gjëndje të vazhdoni dhe avanconi në këtë karrierë.
Kursi ju mëson themelet e praktike të programimit në data science. Kursi ju prezanton me probleme të botës reale që u jepen zgjidhje me data science. Në këtë kurs ju do të përmirësoni aftësitë tuaja të programimit dhe të analizës së problemeve, do të mësoni teknikat themlore të data science të extract, transform, load & visualize, duke përfshirë koncepte bazë statistikore për të kuptuar të dhënat. Së fundmi do të përdoren edhe disa algoritme të njohur mbi datat për të modeluar një problem specifik. Gjatë kursit jud do të përdorni gjuhët e programimit SQL dhe Python me fokus kryesor në Python.
*** Kursi përfshin edhe projekt i cili do të zgjidhet nga kursantët dhe instruktori.
- Prezantim i përgjithshëm
- Prezantim dhe konfigurim i ambjentit të zhvillimit
- Prezantimi i kursit dhe konceptit të të dhënave
- Njohuri në SQL
- Prezantim dhe rishikim i njohurive në SQL dhe Jupyter notebooks
- Njohuri në Python
- Manipulimi i të dhënave në Python, paketa Panda
- Vizualizimi i të dhënave në Python, paketa Matplotlib, Plotly, Seaborn
- Njohuri në Statistikë
- Kuptimi i të dhënave duke përdorur koncepte statistikore duke përdorur gjuhën Python me paketat Numpy and Pandas
- Përsëritje të njohurive të fituara deri më tani në SQL, Python dhe Statistikë.
- Projekte dhe raste studimore nga bota
- Analizim problem biznesi me qëllim fitimin e njohurive analizuese
- Aplikimi i algjebrës lineare dhe jo lineare në Python
- Raste të tjera studimore të botës reale në funksion të aplikimit të njohurive të fituara në kurs
- Prezantim në Machine Learning
Bazat e gjuhës programimit Python. Preferueshme edhe njohuri bazë të gjuhës SQL. Dëshira për të mësuar shkencë të dhënash, përpunim të dhënash dhe dëshirë për të punuar me të dhëna.
Kursi zhvillohet në 45 orë, ose 18 seanca nga 2.5 orë. Kursi trajnohet në gjuhën Shqipe ose Angleze. Materialet didaktike shpërndahen të gjitha online.