loader image

Rreth Nesh

Historiku I Instruktorëve Në TCT

Eng. Gentjan M.

Computer Engineering, San Jose State University, California, USA (CoFounder)

Ekspertiza: Kompjuter Networking & Architecture

Fillimet në IT Genti i ka marrë në një nga kompanitë më të mëdha të Kalifornisë për sa I përket diagnostikim/riparim/Networking nga e cila ka fituar një edukatë pune të pa paralel. Më pas ka vazhduar me certifikata dhe trajnime të avancuara në IT me specifik Networking dhe standarde ndërkombëtare. Ka disa vite që punon si drejtues në subjekte të mëdha. Tek Genti gjeni një person energjik dhe leader profesional dhe social.

Eng. Rezart A.

Computer Engineering, University Of Dayton, Ohio, USA (CoFounder)

Expertize: Web development, MS SQL Server

Punuar ne fillimet e tij në Ohio me C++ embeded programming. Me pas ka pasur nje karriere te pasur ne Web development (asp.net) dhe databaze ne platformat Microsoft. Punuar ne programe ne shkallë të gjerë në Boston si dhe kontraktor I projekteve të huaja në Tiranë. MSc ne Ekonomik 2013 dhe punon si drejtues skuadre për programime dhe databazë 

Eng. Taulant N.

Network Administrator @Albanian Academic Network

Expertize: Network Administrator, Linux Administrator

Taulanti ka filluar të trajnojë në TCT nga dita e parë e hapjes së Qendrës. Taulant Ngjelo është një nga gurët e themelit të kësaj Qëndre dhe më i njohuri nga studentët. Taulanti ka trajnuar në TCT më shumë se të gjithë instruktorët e tjerë dhe ka merituar fjalët më të mira. Taulanti është një aset i pazëvendësueshëm në TCT si dhe mik i mirë i të gjithë stafit të TCT.

Ervis Sh.

Gjeniu I TCT, Software Developer @Tola Software Services

Ekspertiza: Programim C++ dhe JAVA Object Oriented

Ervisi është talenti I TCT në fushën e programimit. Ervisi ka studiuar në Belgjike ku ka edhe fillimet e tij si programues. Emri I Ervisit në TCT është WIKIPEDIA. Ne jemi krenar qe kemi Ervisin në familjen tonë për të cilin kemi marrë edhe lëvdatat më të shumta nga studentët.  

Ada K.

Software Developer @Abkons Sh.P.K

Ekspertiza: JAVA, Oracle database

Ada është një risi në TCT, ajo vlerësohet nga stafi dhe organizatorët e TCT për aftësinë e saj programues (She is an Ace!!), për lidhjen e koncepteve në shpjegim, për arsye e fortë të problemeve dhe është një matematiciene e fortë dhe vjen nga familje matematicienësh. Për të përmbledhur Adën do të thoja: Ada mendon me paragrafe dhe jo me fjali.

Sajli B.

Ekspertiza: JAVA & databazë

Sajli është ultra all inclusive! Databazë, programim JAVA, i dashur, pozitiv, i artikuluar dhe super personalitet. Në fund të kursit të gjithë kursantët janë shokë të Sajlit. Sajli është gjithmone ‘Po’, akoma nuk e kemi dëgjuar Sajlin të thotë ‘jo. Cfarë kënaqësie është të kemi Sajlin në TCT :).

Eng. Joni S.

Network Expert @Infosoft Systems Sh.P.K.

Ekspertiza: Cisco Switches, Routers, Firewall, Network Architecture

Joni është një nga talentët e shqipërisë në fushën e rrjeteve kompjuterike. Ai zotëron certifikatat CCNA, CCNP dhe është duke ndjekur CCIE si dhe punon si drejtues skuadre në një nga kompanitë më të mëdha të IT-së në Tiranë. Joni është talent në rrjete kompjuterike dhe mik I TCT.

 

Eduart L.

Ekspert Senior Në Fushën E Programimit

Ekspertiza: ASP.NET MVC C#, SQL

Eduarti është një nga programuesit më të mirë në Shqipërisë, kur vjen tek programimi edhe kompanitvë e basteve që xhirojnë mijëra $$$$ në ditë i besojnë Eduartit dhe eksperiencës tij. Aty ku gabimi është i papranueshëm aty është Eduarti. Kursantët që trajnohen nga Eduarti e zgjedhin vetë vendin e punës. 😉

Kesjana Ll.

Web Master @Cloud Deployment Service Sh.P.K.

Ekspertiza: Web Design, Google, SEO

Kesi është një nga të pakët ekspert në Shqipëri me mbi 5 certifikata të Google AdSense dhe reklamimit në Google Network. Kesi trajnon studentët e TCT në nje nga ato që ajo bën më mirë “Google AdSense & Analytics”. Kesi organizon reklamat në Google për kompani të ndryshme ne Shqipëri dhe i përgatit studentët të gatshëm për tregun e punës.

Eng. Besmir Z.

CoFounder @TMC Training Management Consulting

Ekspertiza: Linux & Windows Server Administraiton, Power Shell, ISO Standarts, Networking

Besmiri ka një eksperiencë të cilën do e lakmonte cdo IT në Shqipëri dhe në botë. Ka punuar në kompanitë më të mëdha në Shqipëri dhe në Kanada. Eksperienca e tij në fushën e IT-së e ka eskaluar Besmirin në role drejtuese, kontrata të ndryshme në fushën e sigurisë dhe automatizimit/integrim sistemesh. Besmiri zotëron disa certifikat: ISO/IEC 27001:2005 ISMS LEAD AUDITOR Information Security Manager according to ISO 27001 CIS – Information Security Manager Excel Partnership.

Eng. Stela D.

Software Engineer @ORS Group GmbH

Ekspertiza: ASP.NET MVC C#, Javascript, JQUERY, MS SQL Databaze, Angular JS

Stela është talent në programimin më bashkëkohor e përdorur gjërësisht në botën. Stela zotëron mbi 5 vjet eksperiencë pune në fushën e programimit dhe databazës duke programuar dhe ndërtuar programe multi layer dhe të shkallës më të vështirë.  Stela është një trajnuese e zonja dhe TCT krenohet me të.

Eng. Gerti K.

System Administrator @Sinteza Sh.P.K.

Ekspertiza: Windows Server Administration, Email Server, Computer Networking

Gerti një ekspert në fushën e Windows Server Administration dhe System Integration punon në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri në fushën e IT dhe konsulencës. Gerti përvetëson dhe rinovon cdo vit rreth 50 certifikata të kompanive Microsoft, Dell etj. Gerti është pikë kontakti për kompanitë amerikanë në Shqipëri.  

Eng. Antonin L.

IT & Network Specialist, Rinas

Expertize: Computer Diagnostics & Repair, Team Lead, Network Specialist

Antonini ka filluar të trajnojë në TCT nga dita e parë e hapjes së Qendrës. Antonin ka trajnuar me orë të tejzgjatura pafund të rinj shqiptar me ose pak eksperiencë në IT. Durimi dhe dhuntia e tij në të përcjellurin e dijes e identifikojnë Antonin në Qendër. Antonini është mik i TCT dhe në cdo moment që do të kthehet në Shqipëri TCT do t’a merrte përsëri në skuadër pa vonuar. Hardworker, Reliable & Team player.

Eng. Gejsi Sh.

Server Administrator @Infosoft Systems Sh.P.K.

Ekspertiza: Windows Server Administration

Gejsi zotëron një eksperiencë si të madhe në Windows Server Administration, eksperiencë që pak ekspert mund t’a paralelizojnë. Ajo ka instaluar, konfiguruar dhe mirëmbajtur një numër të madh Windows Servers në të gjithë Shqipërinë. Gejsi është e mirëpritur të jap trajnime në TCT sa herë që asaj i gjendet kohë e lirë.

Indrit K.

“Djalosh Brilant” I TCT, Software Developer @Pragmatic Software

Ekspertiza: C++, C#, JAVA, SQL

Pjesëmarrës olimpiadash kombëtare dhe garues në projekte botërore nga të GOOGLE Inc.

Indriti është një djalosh briliant si në profesionin e programimit, ashtu edhe në idetë e reja që sjell në pedagogji. Ju rekomandoj të mos humbi kohë duke fërkuar llambën magjike me shpresën se do ktheheni nga njeri normal në programues; merrni disa kurse me Indritin dhe endrra juaj për tu bërë programues do bëhet realitet sa hap e mbyll sytë. Ju siguroj që nuk do keni rast që të mësoni nga ekspert më të përkushtuar dhe më briliant se Indriti

Eng. Iva K.

Software Engineer @ProJambo

Ekspertiza: JAVA, ASP.NET MVC C#, Javascript, Databaze

Iva është një instruktore e palodhur e TCT. Iva jep maksimumin e saj në cdo seancë trajnuese. Iva zotëron 3-5 vjet eksperiencë pune në kompani private si programuese, gjithashtu Iva ka dhënë leksione në institucione të arsimit të lartë si Epoka University. Iva është një kolege shumë pozitive në skuadrën e TCT.

Arbër B.

Expert Of Front End Developer And Web Design

Ekspertiza:HTML, CSS, Javascript, JQUERY, Angular JS, React, Web Design

Arbri është një ekspert senior në kompaninë ku punon dhe i janë besuar celësat e shumë projekteve si dhe drejton një skuadër me personal IT. Cilat do nga fjalët në këtë përshkrim nuk i bëjnë drejtësi eksperiencës dhe punës së tij.

Sabri N.

Software Engineering @CData Software

Ekspertiza: Web Development & JAVA

Sabri është një nga programuesit më të mirë në tregun Shqiptar. Sabriu ka një eksperiencë në Web development, databaze dhe JAVA programming. Sabriu punon si senior programmer në JAVA Driver Development dhe kontraktohet shpesh nga ndërkombëtarët me kontrata individuale për shkak të njohurive dhe cilësisë së programimit. Sabri has a bright future ahead of him!

Ronada B.

Front End Developer And Web Design

Ekspertiza:HTML, CSS, Javascript, JQUERY, Angular JS, React, Web Design

E shumë dëshiruar nga shumë kompani, Ronada punon shumë, është e qetë dhe e qeshur. Studentët flasin me superlativa për mirësinë e saj personale dhe profesionale.

Kristina F.

Design Expert

Ekspertiza: Photoshop & Ilustrator

Kristina është ekspertja e qendrës në dizajn dhe ajo i jep një sy të bukur dhe kreativ të gjithë studentëve që marrin kursin e web design. Kristina bën me sy dizenjuesi edhe ato që nuk kanë sy fare. 😉

Na Kontaktoni

Tirana Center of Technology
Adresa: Rr.Durresit , Nr.53
E-mail: info@tct.al
Tel: 0676861620

Rreth TCT

  • Komuniteti
  • Kliente & Projekte
  • Software Development
  • Trajnime në Tiranë & Online

Kurse

  • MS SQL Server 2016
  • Cisco ICND1 & ICND2
  • Arkitekturë Kompjuteri & Diagnostikim
  • C++, Java & C#

Blog

  • Pse Python
  • Arsyet për trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve
  • Kurse informatike
  • Të bëhesh programues
 

© 2020 TCT | Site Map |Terms of Use and Privacy

 Designed by TechFly