About Us
Data Analist me PowerBI
Përmbledhje
Data Analist, një profil pune gjithnjë e në rritje bazuar në faktin që kompanitë janë duke mbledhur cdo ditë e më tepër të dhëna dhe përdorur këto të dhëna në të gjitha aktivitetet e kompanisë. Një pjesë të madhe të kohës data analist e kalon me shfaqjen e të dhënave në dashboard me vizuale moderne në shërbim të klientëve, eprorëve dhe departamenteve të ndryshme.
Sot ju duhet të zhvilloni aftësitë tuaja përtej Microsoft Excel, i cili është një software shumë i përdorur në mbarë botën.
Rreth kursit Power BI
Rekomandojme që para se të filloni trajnimin në PowerBI të keni njohuri praktike në Microsoft Excel dhe në SQL pasi të dhënat e importuara dhe analizuara më së shumti vijnë nga xlsx files, databases dhe csv files. Në faqen e kursit të PowerBI renditen temat e detajuara të kursit ndërsa më poshtë kemi një përmbledhje të tyre:
- Data Analist koncepte kryesore.
- Lidhja dhe importimi i data-ve nga burime të ndryshme.
- Përgatitja e të dhënave.
- Krijimi i modeleve.
- Gjuha DAX për të llogaritur dhe përpunuar të dhëna.
- Krijimi i dashboards me grafike, charts të ndryshëm.
- Vizualizimi i të dhënave dhe story telling.
Në përfundim të kursit në qendrën tonë mund të merrni edhe provimin PowerBI Data Analyst Associate PL-300
📌Materialet e trajnimit bazohen në materialet e Microsoft.
📌Kohëzgjatja dy muaj, dy herë në javë nga dy orë secila seancë. Cmimi i trajnimit 30.000 lek / 300 euro.
Kursi i Data Analist me PowerBI në Tirana Center of Technology zhvillohet plotësisht në praktikë nga A-Z nga ekspert të fushës.
Pse të filloni tani me mësimin e Power BI?
- Të gjitha kompanitë mesme dhe të mëdha në botë e përdorin ose PowerBI ose një platformë të ngjashme.
- Rrjedhimisht nga pika më lart, RRITJA E MUNDESIVE TE PUNESIMIT
- Në rast emigrimi, ky profil është solid dhe gjendet kudo:
- Data Analist, Business Analist, Reporting
- Kuptimi në themel i data-ve është një armë e fortë në treg