loader image

Sot do të doja të flisja shkurt për realitetin e cyber security si profesion. 

Të rinjtë besojnë që në fushën e teknologjisë menjëherë mund të fillohet në cyber security, por realiteti është ndryshe. Një kompani që shpenzon në cyber security team dhe software është kompani e madhe që ndryshe përkthehet si kompani me të ardhura të mëdha. Këto kompani për sigurinë e informacionit të klientëve dhe të saj kurrësesi nuk mund t’i besojë sigurinë një specialisti që sapo ka hyrë në këtë fushë kur ka mundësi të zgjedhë IT me eksperiencë që synojnë të profilizohen në cyber security.

Pozicione high tech në industrine e IT-së janë rezervuar për profesionist me eksperiencë ku ndër vite kanë fituar esperiencë në  IT infrastructure, security protocols, and risk management practices.

Cyber Security nuk është vetëm të mësosh të përdorësh disa software tools apo teknika, por është kuptimi i  computer networks, serverave, shërbimeve, protokolleve dhe pikave komunikimi midis tyre, interfaces. Eksperienca disa vjecare e fituar si network ose system administrator është bazë për të arritur botëkuptim të gjerë në IT dhe më pas profilizuar në cyber security. 

Kërcënimet nga jashtë janë gjithmonë duke evoluar dhe duke u bërë më të vështira t’i mbrohesh; për këtë kompanitë shpenzojnë miliona dollar në software që monitorojnë kompjuterat, rrjetin, serverat, shërbimet, pajisjet IoT etj.

Si përfundim, cyber security është një profesion tërheqës po kërkon trajnim, eksperiencë dhe mësim të vazhdueshëm.

× Chat 09:00 - 21:00